Pa maska mbrojtëse në Kuvend, Vasilika Hysi i tërheq vëmendje: Komiteti nuk ka thënë që hiqen në ambiente të mbyllura!

Shqipëria

Pa maska mbrojtëse në Kuvend, Vasilika Hysi i tërheq vëmendje: Komiteti nuk ka thënë që hiqen në ambiente të mbyllura!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 11:19
Vasilika Hysi

Zv. kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi i ka tërhequr vëmendje të gjithë atyre që kanë hequr maskat mbrojtëse brenda Kuvendit ku po mbahet seanca plenare.

Para se t’i jepte fjalën deputetit Ralf Gjoni, Hysi tha: “Komiteti nuk ka thënë që në mjedise të mbyllura nuk mbahen maskat. Kërkoj që të mbahen maskat sepse nuk hiqen në mjedise të brendshme.”

Ndërsa Ralf Gjoni mbështeti thirrjen e zv. kryetares së Kuvendit duke thënë: “Duket sikur koronavirusi nuk ekziston ndaj inkurajoj të japin shembullin më të mirë të mundshëm duke mbajtur maskën e duke ruajtur distancën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat