Ministri gjerman në Tiranë, Rama: BE të mbajë fjalën për negociatat, kemi bërë të gjitha detyrat

Shqipëria

Ministri gjerman në Tiranë, Rama: BE të mbajë fjalën për negociatat, kemi bërë të gjitha detyrat

Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:59
Michael Roth dhe Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama ka kërkuar nga BE që të hape negociatat me Shqipërinë, pasi vendi ynë i ka kryer detyrat.

Gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth në Tiranë, Rama tha se BE duhet të zbatojë vendimin që ka marrë dhe të nisë menjëherë procesin me Shqipërinë, duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

Rama tha se Shqipëria ka mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet e BE, por siç duket ngërçi i krijuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë po pengon proceset integruese.

"Kjo vizitë përkon me një kohë jo të parëndësishme, në prag të një tjetër takimi të KE për një vendimmarrje të rëndësishme lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot nuk jane vetëm ata që e thonin edhe dje, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave është thjesht dhe vetëm çështje e brendshme e Këshillit Evropian. Përtej faktit që duket se ka një prirje pozitive, BE ndeshet me një surprizë të radhës nga bota ballkanike që lidhet me ngërçin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe BE të zbatojë vendimin që ka marrë, duke hapur konferencën e parë ndërqeveritarë. A do të ndodhë kështu, këtë nuk e di se kjo do varet nga zgjidhja e ngërçit mes Bullgarisë dhe Shkupit. Pa konsensus nuk merret dot asnjë vendim. Sidoqoftë, ne sot kemi një mbështetje të zëshme dhe nga të gjitha vendet, të paktën deri tani, dhe në mënyrë të veçantë nga Gjermania.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat