Integrimi në BE/ Roth: Shqipëria ka shënuar arritje, po punojmë me trysni që të marrim vendim pozitiv nga KE

Shqipëria

Integrimi në BE/ Roth: Shqipëria ka shënuar arritje, po punojmë me trysni që të marrim vendim pozitiv nga KE

Më: 27 maj 2021 Në ora: 19:17
Ministri gjerman, Michael Roth

Ministri gjerman, Michael Roth, në një konferencë për shtyp, është shprehur se Shqipëria ka shënuar arritje, teksa shton se po punojnë me trysni të lartë që me 22 qershor Këshilli Evropian të marrë një vendim pozitiv, në lidhje me procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE.

Sipas tij, përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Është bukur të jesh sërish këtu, mu më ka marrë malli për ju, jam i gëzuar që mund të tregojë sot një shenj të solidaritetit për Shqipërinë. Ka disa kolegë që më thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor.

Këtu nuk bëhet fjalë për interesat e mia personale po për një interes strategjik të BE. Ballkani perëndimor nuk është oborri i pasur por është oborri i brendshëm i Evropës.  

Stabiliteti, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin rajonale dhe në interesin gjerman. Unë gëzohem që ndodhem këtu në këtë ndërtesë ku është një qendër e artit, dhe kjo tregon që Shqipëria kalon në rrugët e veta.

Shumë prej jush janë të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumçka dhe ju të gjithë e dini që ka pasur kushtet të tjera për të plotësuar nga ana e Shqipërisë, si funksionaliteti i Gjykata Kushtetuese . Mund të themi se Shqipëria ka bërë, Shqipëria ka shënuar arritje, dhe tani po punojmë me një trysni po punojmë me trysni që të marrim  një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim. Sigurisht që ka shumë për të bërë si shteti ligjor, administratë modern, qasje kundrejt kulturës, ne nuk jemi një komunitet ekonomik por vlerash. Ju keni arritur progres të madh.

Më tej ai ka thënë se BE do të vendosë në dispozicion 12 miliardë euro, për të ndihmuar vendet e Ballkanit në luftën kundër pandemisë.

Ne në Gjermani mbajmë akoma maska, dhe ju për këtë ju përgëzojë. Ne nuk na duhen strategjitë kombëtare në luftën kundër pandemisë. Është në interesin e Gjermanisë, që të mbështesim në mënyrë reciproke njëri-tjetrin. BE nuk lë askënd vetëm në këtë drejtim do vendosim 12 miliardë euro për Ballkanin perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat