Vranë shokun pasi u dehën në lokal, dërgohet për gjykim dhëndri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari

Shqipëria

Vranë shokun pasi u dehën në lokal, dërgohet për gjykim dhëndri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari

Më: 28 maj 2021 Në ora: 10:16
Florian Lamçe

Në përfundim të hetimeve në lidhje me vrasjen e Florian Lamçes, Prokuroria e Elbasanit ka dërguar për gjykim Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdarin.

Ndaj tyre rëndon akuza për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se mëngjesin e 30 korrikut vranë sende të forta shokun e tyre Florian Lamçe, pasi kishin pirë për disa orë në një lokal.

Sokol Sanxhaktari mësohet se ka edhe precedentë të mëparshëm penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat