Basha: I kërkova ministrit Roth të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 Prillit, para se të jetë tepër vonë për Shqipërinë!

Shqipëria

Basha: I kërkova ministrit Roth të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 Prillit, para se të jetë tepër vonë për Shqipërinë!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:46
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot pas takimit me Ministrin gjerman të Shtetit në selinë e PD se i ka kërkuar që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë.

Në një prononcim për mediat, Basha tha:

“Për mua dhe, PD dhe opozitën nuk ka mundësi më të mirë se procesi i integrimit europian. Ky proces është i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për tetë vite për shkak të mosarritjes së kushteve që janë rënduar dhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, duke filluar me konsensusin për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Për fat të keq Qeveria i shkeli me këmbë.

Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth, njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë, është të flasim dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë, për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, drogë…

Gjermania ka qenë edhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë dhe unë dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë popullit mik gjerman."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat