Vrasja e Everest Çakës/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese, lidhja me ngjarjet që ekzekutuan 21 persona

Shqipëria

Vrasja e Everest Çakës/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese, lidhja me ngjarjet që ekzekutuan 21 persona

Më: 28 maj 2021 Në ora: 14:01
Artan Hoxha

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Everest Çakës, në Elbasan.

Në studion e Abc News, gazetari Hoxha ka deklaruar se për vrasjen në fjalë, janë dy pista hetimi, për dy ngjarje të mëparshme, nga të cilat deri tani janë vrarë 21 persona.

“Është një vrasje jashtë asaj skenës kriminale që ka ndodhur vitet e fundit në Elbasan, që kishim dy grupe kundër dy grupeve. Pra kishim katër grupe.

Kjo vrasje ka ndodhur për një histori në të kaluarën. Dy pistat kryesore, janë së pari, implikimi i tij në serialin e vrasjeve Alikaj dhe Mahmiuti në Elbasan. Ku në një rast janë vrarë pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Mahmuti në gjumë. Në pamundësi për të goditur vëllain e tyre që nuk ndodhej aty. Ky është njeriu që ka vrarë vëllain e Everest Çakës në Spanjë.

Pista tjetër është ajo e përplasjes së dy grupeve që ka të bëjë me grabitjen e një sasie kokaine në Londër, pas së cilës nisi edhe seriali i vrasjeve. Dhe në atë serial vrasjesh deri tani janë 14 të vrarë. Në variantin e parë janë 7 të vrarë. Pra në këto dy pista janë 21 të vrarë.”-tha Artan Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat