Yuri Kim takon drejtuesit e SPAK dhe BKH-së: Janë të vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Shqipëria

Yuri Kim takon drejtuesit e SPAK dhe BKH-së: Janë të vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:16
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kimk, ka zhvilluar sot takimin e radhës me kreun e SPAK Arben Kraja dhe drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata përballen në vitin e tyre të parë.

Kim nënvizon se Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi.

“Hapja e kutive ndihmon procesin”/ Meta: Opozita e pakënaqur nga vendimet dhe transparenca e KAS

"Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha".

Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK.

Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, diplomatja amerikane thotë se  SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.

"Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat