Agron Shehaj takim me demokratët në Durrës: Pushteti në PD duhet t’iu shkojë anëtarëve

Shqipëria

Agron Shehaj takim me demokratët në Durrës: Pushteti në PD duhet t’iu shkojë anëtarëve

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:12
Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj

Kandidati për kryetar të PD-së Agron Shehaj, ashtu siç edhe njoftoi ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarët në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se pushteti në Partinë Demokratike duhet t’iu shkojë anëtarëve.

Sipas Shehajt, anëtarët duhen përfshirë jo vetëm në zgjedhjen e kandidatëve, por edhe në vendime të tjera që merr kjo forcë politike.

“Pushteti në Partinë Demokratike duhet t’iu shkojë anëtarëve sepse unë besoj se anëtarët dinë kur zgjedhin. Ata bëjnë zgjedhjen më të mirë, nuk gabojnë. Anëtarët duhen përfshirë në zgjedhjen e kandidatëve, por edhe vendime të tjera që merr Partia Demokratike.

PD duhet të jetë e gjallë, funksionale, nuk është se nuk ka qenë, por duhet të jetë më shumë. Ne duhet të jemi perfektë në atë që bëjnë”, tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat