Besnik Mustafaj jep mesazhin e fortë pas deklaratës së Bujar Nishanit që shkaktoi shumë bujë

Shqipëria

Besnik Mustafaj jep mesazhin e fortë pas deklaratës së Bujar Nishanit që shkaktoi shumë bujë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:20
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj një nga anëtarët historikë të Partisë Demokratike, ka folur rreth përplasjes së Bujar Nishanit dhe Lulzim Bashës.

Ai komentoi deklaratën e djeshme të Nishanit, i cili tha se Basha kishte dijeni për shpalljen non grata të Sali Berishës përpara se të publikohej dhe kjo ishte arsyeja që ai afroi datën e zgjedhjeve.

“Nishani është konseguent ndaj kritikave të Bashës. Dhe i ka kërkuar që ditën e dytë që të japë dorëheqjen. Edhe Nishani edhe reagimi i Bashës e kanë hedhur atë masë demokratësh që janë fansa të Berishës. Me këto replika nuk është bërë për testim nëse Basha ka bërë një pabesi ndaj Berishës nuk do ja falnin Bashës. Ndaj e hodhi Nishani këtë, dhe Basha u detyrua që të reagonte duke e përgënjeshtruar”.

As nuk e kuptoj. Se partia ka pësuar një shok. Mbas humbjes ishte një shok emocional. Por u lehtësua nga reagimi i vetë Berishës. Por në këtë gjendje Basha bëhet si një lloj shpëtimi më shumë se një kandidat i paprovuar. Për gjendjen emocionale të demokratëve”, tha Besnik Mustafaj për Abc News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat