E rëndë, humb jetën 27-vjeçari në minierë

Shqipëria

E rëndë, humb jetën 27-vjeçari në minierë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Një aksident me pasoja vdekje është regjistruar sot në një minierë në Bulqizë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se ka humbur jetën një 27 vjeçar, të cilin e ka zënë poshtë masiv gurësh .

Aksidenti është regjistruar në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës. 

“Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat