Vrasja trondit Shkodrën, 6 ekzekutimet që përgjakën Majin nga Vlora, në Elbasan dhe Tiranë

Shqipëria

Vrasja trondit Shkodrën, 6 ekzekutimet që përgjakën Majin nga Vlora, në Elbasan dhe Tiranë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 06:45
10 Maj-Vritet Bledar Birçaj në Vlorë

Shkodra u trondit sërish mbrëmjen e djeshme nga një vrasje me armë zjarri në fshatin Bardhaj. Muaji Maj është përgjakur në Shqipëri, pasi 6 persona janë ekzekutuar me armë zjarri nga Vlora në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.

Në datë 10 Maj në Vlorë u ekzekutua Bledar Birçaj në një atentat mafioz në mes të ditës. Mbrëmjen e po asaj dite u vra te zona e “5 Majit” në Tiranë Mehmet Qema.

Një ditë më pas e kishte radhën Elbasani. Everest Çaka 41-vjeç u qëllua për vdekje në sy të gruas brenda në makinë. Në 17 Maj tronditet Shkodra. Endri Mustafa gjendet i vdekur te zona e Livadheve i ekzekutuar me armë zjarri.

Javën e kaluar, sërish krimi goditi në Vlorë duke i marrë jetën Delon Troqes, ndërsa mbrëmjen e djeshme një tjetër vrasje u regjistrua në Shkodër.

Vrasjet në muajin Maj

10 Maj-Vritet Bledar Birçaj në Vlorë

10 Maj-Vritet Mehmet Qema në Tiranë

11 Maj-Vritet Everest Çaka në Elbasan

17 Maj-Vritet Endri Mustafa në Shkodër

21 Maj-Vritet Delon Troqe në Vlorë

28 Maj-Vrasje në Shkodër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat