7 të arrestuar në Krujë, zbulohen parcela me kanabis, në terren zbret edhe vetë Ardi Veliu, një operacion po zhvillohet!

Shqipëria

7 të arrestuar në Krujë, zbulohen parcela me kanabis, në terren zbret edhe vetë Ardi Veliu, një operacion po zhvillohet!

Më: 29 maj 2021 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një megaoperacion po zhvillohet mëngjesin e sotëm në Krujë dhe Fushë-Krujë. 

Dosja ka mësuar se operacioni vjen pas sinjalizimit nga Guardia de Finanzia se disa parcela me kanabis janë mbjellë në disa zona të Krujës.

Pjesë e operacionit janë FNSH dhe RENEA.

Në terren ndodhet edhe vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili drejton operacionin, bashkë me Gjovalin Lokën.

Deri më tani janë arrestuar 7 persona. Policia e Shtetit i ka gjetur parcelat dhe ka nisur asgjësimi i tyre përmes djegies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat