Lagjja "SMT" në qytetin e gurtë në gjendje të amortizuar, banorët: Sa herë ka zgjedhje na premtojnë rrugën

Shqipëria

Lagjja "SMT" në qytetin e gurtë në gjendje të amortizuar, banorët: Sa herë ka zgjedhje na premtojnë rrugën

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Banorët e lagjeve në Gjirokastër po vuajnë mungesën e investimeve prej vitesh. Rrugët janë problem kryesor i banorëve, ndërsa ata shprehen se pavarësisht ngritjes së problematikave në bashki ende nuk kanë marrë zgjidhje.

E pashtruar, me gropa dhe pa trotuare, kjo është rruga e lagjes "SMT" në Gjirokastër.

Gjatë verës pluhuri rëndon situatën, ndërsa banorët shprehen të revoltuar me këtë situatë.

"Shumë e vështirë, na mbyti pluhuri."

"Shikojë rrugë, nuk kalojmë dot."

Dimrit rrugët bëhen të pakalueshjme nga uji dhe balta.

"Kur bie shie kalon sipër uji, duhet të kalosh me çizme."

Çelet sezoni turistik në Fier, aktivitete të ndryshme në plazhet e Semanit dhe Darëzezës

Masat anticovid inekzistente/ Maskat nuk vendosen, ora policore nuk respektohet

Banorët thonë se pushtetarët u premtojnë rrugën sa herë ka zgjedhje, por askush nuk ka vënë dorë prej 30 vitesh.

"Prej vitesh do ta bëjmë, do ta bëjmë. Sa marrin votat asgjë, nënvlerësim sa nuk ka më.Na respektojnë vetëm për votat."

"Ka vite që është kështu, nuk e di se kur do të marrë masa bashkia."

Janë rreth 150 familje që jetojnë në këtë lagje, ndërsa për Bashkinë e drejtuar nga Flamur Golemi thonë se nuk ka kryer asnjë investim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat