Një orë më shumë në lokale, Jahja: Zgjatja e orarit më shumë pështjellim se ndihmesë, jemi në pikë të hallit

Shqipëria

Një orë më shumë në lokale, Jahja: Zgjatja e orarit më shumë pështjellim se ndihmesë, jemi në pikë të hallit

Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:47
Enri Jahja

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi zgjatjen me një orë të fashës së orarit të lëvizjes nga 1 qershori dhe me 2 orë nga 1 korriku.

Por për baret dhe restorantet kjo shihet më tepër si ngatërresë sesa lehtësi për ta.

Kreu i Shoqatës se Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja thotë se ata prisnin heqjen fare të orës policore për këtë sezon turistik, i cili tashmë ka nisur edhe zyrtarisht.

Jahja: Momentalisht nuk kemi asnjë masë të ndryshuar përveç një zgjatje të orarit. Nuk është se presim  të bëjmë ndonjë magji me këtë zgjatje të orarit është thjesht një pështjellim më shumë sesa na ndihmon. Prisnim që orari të ishte deri në 12 pasi orari në vetëvete ka disa probleme. Në 11 ne duhet të mbyllemi dhe pastaj të gjithë stafet tona duhet të shkojnë në shtëpi me mjete private ose alternative përveçse mjeteve publike. Kemi hasur goxha vështirësi pasi nuk kemi gjetur një logjikë si do bëhet transporti i këtyre personave. Zgjatja e orarit sjell përshtjellim dhe alogjikë te klientët tanë. Prisnim që ora policore të hiqet.Kufizimi i lëvizjes së lirë nuk duhet të ekzistonte.

Nisur nga kjo edhe pritshmëritë janë pesimiste.

Jahja: Në këtë sezon ne presim të kemi një ulje po ti referohemi sezonit të kaluar pasi pritet që shumë nga turistët vendas do largohen nga Shqipëria. Duke pasur këtë fashën e orarit  edhe në korrik pritet që edhe turistin e huaj të mos e kemi për darkë për bizneset tona. Ndaj ky sezon në mos aty-aty do jetë më i keq se vjet.

Sipas Jahjaj, ky biznes normalitetit do të mund ti rikthehet vetëm në 2025, por heqja e orës policore do t'u mundësonte atyre të rikuperonin diçka nga humbjet.

Jahja: Po e nisim sezonin turistik të frustruar. Nëse do të ketë një lehtësim masash patjetër që mund të rikuperojmë diçka. Nëse do të ketë një lehtësim masash patjetër që do të rikuperojmë diçka por nuk do të jetë diçka aty ku presim ne. Sipas të gjitha të dhënave ne si biznese do ti kthehemi normalitetit rreth 2025. Për të mos folur për klabet nuk kanë asnjë guide sesi do të jetë halli i tyre.

Pandemia ka qenë një goditje e rëndë për sektorin e bar-restoranteve. Jahja thotë se përkundër statistikave zyrtare, gjysma e tyre nuk janë më, kanë falimentuar.

Jahja: Në statistikat tona kemi humbur gjysmën tonë por kjo nuk ndihet pasi ai që mbyllet është një opsion për dikë tjetër që do të investojë në këtë sektor, teknikisht është dikush që hyn. Në shifra thonë 20-30% janë mbyllur kurse në ekonomninë e sektorit është gjysmë për gjysmë. Jemi në 50% ulje dhe nuk kemi të bëjmë më me një biznes por një familje që po e mbajmë në këmbë me shumë sakrificë dhe shumë mund.

Së fundmi ata kanë pasur edhe një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Jahja: Kemi kërkuar ndihmën e tyre se jemi në pikë të hallit. Kemi folur konkretisht për çështjet e sektorit dhe vështirësitë që po hasim në kuadër të masave, për të mbajtur protokollin e caktuar. Që pas zgjedhjeve protokolli nga klientët tanë nuk po mbahet dhe kjo sjell një stres të shtuar, duan të vijnë në çdo moment përtej fashës së orarit, duan të festojnë një ditëlindje. Është bërë një 'gjueti shtrigash' dhe 'gjueti nervash' që ky biznes nuk e meriton. Ambasadorja mori përsipër që të ndërmjetësojë zbutjen e msave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat