Paralajmërohet lëvizja e madhe nga kryeministri Rama

Shqipëria

Paralajmërohet lëvizja e madhe nga kryeministri Rama

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:31
Edi Rama

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj u shpreh se Partia Socialiste pasi siguroi mandatin e tretë duhet të mendojë një ndryshim të madh.

Mes të tjerash Leskaj tha se vlerëson shumë shtrirjen e dorës për bashkëpunim nga ana e kryeministrit Edi Rama drejt PD-së.

Ajo është e bindur se Rama do të bëjë lëvizje të mëdha në mandatin e tretë

Pjesë nga intervista në News24:

Jemi në kushtet kur PS ka marrë mandatin e tretë qeverisë. Kemi një opozitë që nuk i njeh zgjedhjet, por do të hyjë në parlament. Çfarë do të thotë një mandat i tretë për PS?

Një mandat i tretë është një lloj krenarie për socialistët, një arritje. Por jo vetëm për ta, pasi të dhënat tregojnë se nuk kanë votuar një pjesë e socialistëve, por një pjesë e mirë e shqiptarëve. Në mandatin e tretë peshon më shumë përgjegjësia. Përgjegjësia për të justifikuar mbështetjen, besimin që të kanë dhënë njerëzit dhe për të plotësuar pritshmëritë se ata që të kanë votuar kanë ndaj teje. Përgjegjësia nuk është vetëm ndaj atyre që të kanë votuar, por ndaj të gjithë shqiptarëve. PS, duhet të mendojë për një ndryshim të madh. Në kushtet që jemi, mendoj se PS-ja duhet të bëjë një ndryshim të madh. Ato ndryshime pozitive ende që nuk i kemi dhe që Shqipëria ka nevojë. Jam e sigurt se PS ka potencialin për të realizuar këtë ndryshim. Mesazhet që kam parë, qofshin ato paszgjedhore. Edhe në fjalën që mbajti kreu i PS dhe kryeministri i vendit pas zgjedhjeve, janë mesazhe që japin shpresë. PS e ka të qartë se përveç fitores është një sfidë jo e lehtë, pasi ka shtruar nevojën për ndryshim edhe të vetvetes, për rritje të përgjegjësisë dhe të mënyrës së të punuarit. Ajo që vlerësoj është shtrirja e dorës për bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat