PD: Me 25 prill, Qeveria bleu të gjithë shtresën në nevojë

Shqipëria

PD: Me 25 prill, Qeveria bleu të gjithë shtresën në nevojë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:46
Tomor Alizoti

Deputeti i Zgjedhur i Partisë Demokratike, njëherësh drejtues politik i demokratëve për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti thotë se Qeveria bleu të gjithë shtresën në nevojë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam bërë çmos që ato vota të demokratëve janë vota bio. Janë vota të kristalta. Kapëm një furgon që e pa e gjithë Shqipëria. Ishte një ndër ata mjete që e pamë. Aty kanë qarkulluar tërë natën furgona. Më vinin njerëzit dhe më thonin. Aty kanë qarkulluar para pa fund një ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është habi dhe kjo shpjegon logjikën se njerëzit anonim që s’ju dimë as emrat janë njerëzit më të votuar. Kjo tregon qartë për blerjen e votës. Blerja e votës është shumë e rrezikshme në Shqipëri sepse është dhe shumë vështirësisht e kapshme. Po ta shihni, gjithë Shqipëria pa furgonin. Me rezervat e shtetit në kohë fushate. Unë e kam parë dhe kam folur me njerëzit. Ato që kam parë me sytë e mi, shtresa në nevojë në Shqipëri është blerë e gjitha. Lidhur dhe me Beratin. Kjo shtresë është blerë. E kishim të pamundur që ta ndalnim, pasi ishin aparaturat e shtetit”, tha ai në një intervistë për News24.

Alizoti deklaron se në 4 vitet e fundit Qeveria ja ka dalë mbanë që të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale të vendit.

“Problemi i kësaj demokracie, është problemi me votën. Shqipëria ka pasur probleme me votën. Sot nuk është problem, është industri, blerja e votës. Demokracia nuk funksionon me votë, është e brishtë. Ky është një sistem i brishtë. Më e cënueshmja, është vota. Që të jesh i lirë do të thotë të votosh, të jesh i pandikueshëm. Edhe nëse blihesh, pavarësia nuk ekziston më. Ky sistem ka krijuar një perfeksion të blerjes së votës. Çrregullimi i votës sot është profesional”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat