Ilir Demalia paralajmëron goditje të bujshme nga SHBA

Shqipëria

Ilir Demalia paralajmëron goditje të bujshme nga SHBA

Më: 29 maj 2021 Në ora: 22:16
Ilir Demalia

Analisti Ilir Demalia ka komentuar zhvillime e fundit politike. Sipas tij SHBA ka informacione për dosje të bujshme që mund të çojnë pas hekurave politikanë.

“Absolutisht jam dakord që duhet të hapet Gërdeci dhe duhet të ndëshkohen dhe jo vetëm Sali Berisha, se nuk i ka bërë i vetëm këto punë, po Fatmir Mediu, po Rruga e Kombit që është Lulzim Basha? I kanë mbyll këto akuza me kalim afati. I bëjnë për budallenj njerëzit këta që kanë blerë apartamente dhe në Nju Jork? Sikur 10% të jenë të vërteta ato çfarë fliten për korrupsion, për abuzim me pushtetin nga të gjithë palët politike, përfshirë edhe Fatos Nanon që ka vilën në Vjenë. Ata që dalin jashtë skene dhe nuk e bezidisin politikën aktuale i harrojnë shqiptarët, kjo kulturë i ka çuar këtu që vijnë dhe vjedhin prapë, i përdorin shqiptarët si kavje.

Absolutisht duhet të hapet dhe 21 janari dhe të shihet nga të dy krahët, si e përdori Edi Rama, si reagoi Sali Berisha. Ka përgjegjësi dhe Edi Rama aty për atë gjendje. Duhet të hapet vrasja e Azem Hajdarit, është i vrarë si hero apo për trafiqe?

Ambasada amerikane e di shumë mirë se ka kabllogramet. Është një mal i madh dosjesh që nuk mund të bëhet për një ditë por duhet të fillojë dhe që ka filluar shumë mirë, si do të vazhdojë, do të shtrihet në gjerësi apo vetëm në një drejtim, kjo mbetet për tu parë”, u shpreh Demalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat