Dikur i trokiste në derë OFL-ja dhe ishte dënuar për…./ Zbulohet e kaluara problematike e 38-vjeçarit të plagosur në Vlorë

Shqipëria

Dikur i trokiste në derë OFL-ja dhe ishte dënuar për…./ Zbulohet e kaluara problematike e 38-vjeçarit të plagosur në Vlorë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 10:27
Edison Begaj

Edison Begaj, 38-vjeçari nga Kanina e Vlorës që u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës, por i shpëtoi atentatit, rezulton një emër i njohur për drejtësinë.

Media mëson se ai ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. OFL i ka dërguar Edison Begajt formularin për deklarimin e pasurisë.

Më 20 shkurt të vitit 2008, “blutë” e Vlorës arrestuan 7 persona mes të cilëve edhe Begajn, si pjesë të një grupi që merrej me trafikim droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në shkurt të 2010 Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Ndërkaq, edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

Atentati

Begaj u qëllua në mesnatë me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autorët e kanë pritur 38-vjeçarin derisa të kthehej në banesën e tij për t’a qëlluar me pistoletë. Duket se Begaj është ndihmuar nga errësira e madhe në zonë, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e poshtme të trupit.

Nuk dihen ende shkaqet e plagosjes së ndodhur dje në mesnatë. Një seri ekzekutimesh me armë zjarri kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Vlorës, kur më të shumtat e rasteve lidhen me prishjen e pazareve të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat