Lokalet e natës duan të hapen/ Të rinjtë kërkojnë ambiente për tu argëtuar, por ora policore nis në 23.00

Shqipëria

Lokalet e natës duan të hapen/ Të rinjtë kërkojnë ambiente për tu argëtuar, por ora policore nis në 23.00

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:31

Komiteti Teknik rishikoi masat duke zgjatur fashën orare të lëvizjes deri në 23.00, ndërsa për baret, restorantet dhe klubet e natës, muzika do të ndalojë një orë më herët.

1 vit e gjysëm pandemi goditi fort këtë sektor, me shumë bare apo restorante që përfunduan të falimentuara. Sektori i shërbimit dhe turizmit zë 20% të totalit që prodhon ekonomia shqiptare dhe për këtë arsye ka një rol jetik.

Zonat kryesore të kryeqytetit duken të tejmbushura nga të rinj që me ardhjen e verës po kërkojnë ambiente për tu argëtuar, por qeveria i kërkon rikthimin në shtëpi në orën 23.00.

Administratorët e lokaleve ndihen të konfuzuar për këtë hapje graduale:

Për pritshmëritë e sezonit veror përpara, mendimet e tyre përplasen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat