“Janë në luftë me njëri-tjetrin”, deputeti Alimadhi: Meta dhe Rama po personalizojnë politikën

Shqipëria

“Janë në luftë me njëri-tjetrin”, deputeti Alimadhi: Meta dhe Rama po personalizojnë politikën

Më: 31 maj 2021 Në ora: 10:34
Adriatik Alimadhi

Deputeti, Adriatik Alimadhi, ishte sot i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, ku u shpreh se në Shqipëri nuk ka një politikë të mbështetur në ligje, por tërësisht personale.

Teksa komentonte kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit, Alimadhi u shpreh se “është një përplasje personale mes Metës dhe Ramës”.

“Nëse do ta ndajmë ne planin kushtetues, ligjor e politik, është një retorike personale, jo shkelje të presidentit. Kam patur fatin të jem në komisionin e parë për shkarkimin e presidentit, ku i kam bërë disa pyetje. Unë mendoj se gjithçka ka ardhur nga presioni për të parur zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Kemi një situatë e cila vjen për shkak të personalizimit të politikës midis Ilir Mertës dhe Edi Ramës. Janë në luftë me njëri-tjetrin dhe sjellin problem për institucionet e tjera”, tha deputeti.

Sipas tij, politika e sotme është “politikë tallava e pa mbështetur në programe, por vetëm personale”.

I pyetur nëse Meta nuk e dekreton kryeministrin Rama në shtator, Alimadhi tha se “e gjithë kjo situatë tani është një presion për të negociuar me Metën”.

Ndërsa në lidhje me shkarkimin e Metës nga detyra e presidentit, deputeti shtoi: “Duke parë argumentet dhe faktet e Komisionit të Venecias për komisionin e parë hetimor, mendoj se pavarësisht se çfarë vendimi merr Parlamenti, ku votat janë, mendoj se nga momenti që do kalohet në Kuvend, Gjykata Kushtetuese nuk i ka argumentet juridike për shkarkimin e tij”.

Sipas deputetit, kjo opozitë nuk ka funksionuar mirë dhe se mendonte se do të ishte më e konsoliduar.

“Ka deputetë që janë kthyer tërësisht në favor të madh të pozitës, nuk mendoj se janë problem 94 vota. Por kam një mesazh për deputetët që të bëhen të kujdesshëm, nuk i bëjnë mirë ecurisë politike e nuk duhet të bëhen palë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat