Videot me sfilata nga zyra, makina dhe jeta e luksit, reagon kryegjyqtarja: Nuk kam Tik Tok, nuk e di kush...

Shqipëria

Videot me sfilata nga zyra, makina dhe jeta e luksit, reagon kryegjyqtarja: Nuk kam Tik Tok, nuk e di kush...

Më: 31 maj 2021 Në ora: 10:47
Enkela Kapedani

Enkela Kapedani, kryetarja e Gjykatës së Elbasanit u vu sot në qendër të vëmendjes nga media dhe opinioni pulblik pas në rrjetin social Tik Tok, ajo shfaqej duke “sfiluar” në zyrë, ndërsa në disa të tjera duket teksa drejton makinën dhe ekspozon veshjet e saj.

Pas këtyre lajme me videot e bujshme të gjyqtares, ka ardhur dhe reagimi i Kapedanit.  Sipas saj e gjitha është e skenuar dhe e qëllimshme per të përbaltur figurën e saj, duke shtuar se shpërndarja e videove është bërë qëllimisht.

Duke folur për A2, Kapedani shtoi se ajo nuk ka një llogari të sajën në Tik Tok, ndërsa e pranon se këto janë videot e saja. “Unë nuk kam TikTok”, tha Enkeleda Kapedani.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj kryetares së Gjykatës së Elbasanit, pas disa videove të postuara në rrjetin social “TikTok” të Enkeleda Kapedanit.

“Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E.K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin”, thuhet në njoftimin e ILD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat