“Rreth im o MAFFIA”/ Ç'thotë Kodi i Etikës për gjyqtaren! Respektimi mbikëqyret nga vetë kryegjyqtarja e Elbasanit

Shqipëria

“Rreth im o MAFFIA”/ Ç'thotë Kodi i Etikës për gjyqtaren! Respektimi mbikëqyret nga vetë kryegjyqtarja e Elbasanit

Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:58
Enkeleda Kapedani

Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në "pasarelë" sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka "harruar" krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.

Kryegjyqtarja e Elbasanit reagoi për mediat ku tha se ajo nuk ka me emrin e saj rrjet social "TikTok". Pas publikimit të këtyre videove, ILD përmes një njoftimi thotë se për magjistraten do të bëhet hetim disiplinor. 

"Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë u njoh me materialet filmike të shpërndara në media mbi magjistraten E. K, kryetare e Gjykatës Elbasan. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin", thuhet në njoftimin e ILD.

Kodi etikës për gjyqtarë shkruan se duhet  të kenë "sjellje të hijshme dhe vetë përmbajtje". Ky kod sjelljeje mbikëqyret nga vetë kryegjyqtarja e cila është e para që nuk e ka zbatuar atë. Siç duket edhe nga dokumentat e mëposhtme nen të tëra janë shkeluar nga kryegjyqtarja e Elbasani Enkeleda Kapedani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat