Largimi nga presidenca! Mehmetaj "hedh poshtë" Kryemadhin: Meta duhet të vij në LSI, pasi është i vetm që i ka dhënë fitore historike

Shqipëria

Largimi nga presidenca! Mehmetaj "hedh poshtë" Kryemadhin: Meta duhet të vij në LSI, pasi është i vetm që i ka dhënë fitore historike

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:18
Ilir Meta dhe Kejdi Mehmetaj

E ftuar ditën e sotme në emisionin "Breaking" në Top News ishte ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj e cila foli për planet e partisë dhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Mehmetaj shtoi se: Në LSI do të ketë një analizë për të rigjeneruar strukturat ku gabuam, në këtë moment po ndjekim proçesin në kolegjin zgjedhor. Meta duhet të vij në LSI pasi të mbaroj mandatin e presidentit. 

"Ishte një vendim i pritshëm KAS ka bërë sikur provat nuk ekzistojnë. Në LSI do të ketë një analizë për të rigjeneruar strukturat ku gabuam, në këtë moment po ndjekim proçesin në kolegjin zgjedhor. Te ne puna nuk është e ndërtuar drejt kryetarit të parties secili prej nesh duhet të diskutoj gabimet më vete.

E ardhmja e LSI do të jetë e mire, Meta duhet të vij në LSI, pasi të mbaroj mandatin pasi ka qenë ai që i ka dhënë një fitore historike me 19 mandate.  Vendimi i lënies së mandateve na bëri të kemi, këtë rezultat dhe këto ishin pasojat e këtij gabimi.  Mandatet e Fierit dhe Tiranës janë të zonja Kryemadhit dhe Lsi kjo është më e rëndësishme" tha Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat