Profili/ Nga pretendente për miss në kryegjyqtare, kush është Enkeleda Kapedani qe u akuzua se liroi të "GAXHAIN" nga burgu

Shqipëria

Profili/ Nga pretendente për miss në kryegjyqtare, kush është Enkeleda Kapedani qe u akuzua se liroi të "GAXHAIN" nga burgu

Më: 31 maj 2021 Në ora: 14:43
Enkeleda Kapedani

Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në "pasarelë" sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka "harruar" krimin dhe shfaqet duke bërë "modelen" në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
 
Po kush është gjyqtarja gjyqtarja që tronditi "TikTok" dhe mediat në vendin tonë:

Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye të gjykatës së Elbasanit, pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.

Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020. Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, i ashtuquajturi i “forti” i bandës së Gaxhait.

Këtë vendim gjyqtarja Kapedani e ka marrë në Dhjetor të vitit 2019, pasi Arjan Balliu dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm. Nuk dihet çfarë fati do të ketë në KPK, gjyqtarja Enkeleda Kapedani, nëse iu referohemi dy gjyqtarëve që janë marrë me çështjen e Viktor Imerit, të cilin Kapedani e liroi.

Një tjetër çështje që ka pasur në duar kjo gjyqtare, ka lidhje me dosjen e korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, në vitin 2018, kur la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia. Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Është bërë standart që gjyqtarët, pavarësisht dojseve të shumta në Gjykatë, shpërndahen edhe nëpër Universitete.

Por "surprizat" nuk mbarojnë me kaq, lidhjen me modelingun Enkeleda Kapedani, sot kryegjyqtare e Elbasanit në hetim disiplinor për shkelje të etikës, e ka pasur që në moshën 18-veçare. Foto që gjyqtarja ka hedhur në Tik-Tok, profil të cilin e fshiu më pas, teksa rikujton kohën kur merrte pjesë në Miss Shqipëria të vitit 2003.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)
Tokë bujqësorë në Golem I vogël, Lushnjë, 3 200 m2, ku zotëron 25 % me vlerë 1 376 000 lekë.
Ap 91.34 m2, tek kthesa e Kamzës me vlerë 50 000 euro.
Gjendje kesh në shtëpi, 1 634 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga mësimdhënia në një universitet privat, 46 977 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, 43 474 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 141 473 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë.

Viti 2014
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumat 169 lekë dhe 141 290 lekë.
Kursime të subjektit deklarues, 200 000 lekë.
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 68 000 lekë dhe dorazi 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 929 831 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Pa shlyer 423 418 lekë.
Dy overdraft me nga 100 000 lekë. Pa shlyer 141 290 lekë.
Kredi për blerje elektroshtëpiake, 80 000 lekë.

Viti 2015
Dërguar nga i vëllai që jeton në Skoci shuma 1 585 21 euro.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues 74100 47 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 735 124 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 254 840 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Shkolla e Magjistraturës, nga botimi i një artikulli në revistën “Jeta Juridike”, 35 530 lekë.
Kredi në shumën 500 000 lekë. Shlyer.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 987 606 lekë.

Viti 2016
Shitur pasuria e paluajtshme në Golem të vogël në Lushnje, me vlerë 1 634 000 lekë, në masën 100% pasi të gjithë pjesëtarët e familjes ia kanë dhuruar subjektit deklarues. Kursimet dhe dërgesat nga vëllai janë pakësuar në vlerën 1 400 000 lekë, duke mbetur 600 000 lekë. Për shkak se vlera 1 000 000 lekë ka shërbyer për blerjen e një automjeti kamion, për bashkëjetuesin Lulzim Qarri.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues, 9 133 88 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të subjektit deklarues,73 726 92 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 10 681 lekë dhe 579 692 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga raporti i lindjes, 391 231 lekë.
Shpërblim për rast sëmundjeje, 50 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga Gjykata Elbasan si rimbursim për pasaportën e shërbimit, 7 500 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 858 854 35 lekë.
1/6 e shtëpisë banimit 300 m2, në Zall Herr, në emër të Lulzim Qarrit.
1/6 e 26 580 m2, e tokës bujqësore, në emër të Lulzim Qarrit.
Gjendje kesh e Lulzim Qarrit, 400 000 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro.

Viti 2017
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues shtuar me 102 384 lekë dhe 975 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues pakësuar me 400 000 lekë.
Blerë makinë Volsvagen Golf 5 me vlerë 360 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 021 961 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 704 348 12 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Gjendja kesh e bashkëjetuesit pakësuar me 100 000 lekë.
Bashkëjetuesi ka blerë makinë BMV, me vlerë 1 500 euro.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. Janë paguar 8 000 euro.

Viti 2018
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është pakësuar me 39 157 lekë.
Gjendja e llogarisë së subjektit deklarues është shtuar me 3 189 lekë.
Gjendja kesh e subjektit deklarues, është pakësuar me 150 000 lekë.
Kartë krediti me limit 100 000 lekë.
Kartë krediti me limit 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 045 482 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si pedagoge në Universitetin e Elbasanit, 78 942 lekë.
Të ardhura të bashkëjetuesit nga Bashkia Tiranë, 259 008 lekë.
Kredi në shumën 1 000 000 lekë. Pa shlyer 559 510 lekë.
Lulzim Qarri i ka dhënë hua një shtetasi 28 000 euro. I janë paguar 18 000 euro.
Bashkëjetuesi ka shitur makinën BMV, me vlerë 200 000 lekë.
Gjendja e llogarisë së bashkëjetuesit, 16 033 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat