Dilema e frikshme e mandatit të tretë të Edi Ramës!

Shqipëria

Dilema e frikshme e mandatit të tretë të Edi Ramës!

Më: 31 maj 2021 Në ora: 16:54
Edi Rama

Në çdo vend të botës, mandati i tretë i një mazhorance apo kryeministri ka qenë përvojë e një risie politike por edhe praktike në ofertën që i është bërë publikut, edhe si katharsis por edhe si një relfektim.

Tony Blair në mandatin e tretë solli një qeveri më civile, më universitare, më pranë shoqërisë, Angela Merkel solli një qeveri më pranë landeve, qeverisjes vendore, më pranë njerëzve.

Në mandatin e tretë të Edi Ramës, në mënyrë të tmerrshme po na perifrazohet një dilemë e frikshme. O Etilda Gjonaj, ose Fatmir Xhafaj. Po pse?! Ska gjë tjetër, o mish o peshk? Po qe kështu, më mirë Etilda!

Po përse në mandatin e tretë, që i bie pas 8 vjetësh, të risjellësh si mundësi alternativa të fundosura.

Përse duhet që të sillet si koncept një politikë e vjetër që edhe pse u zgjodh deputet nuk është zgjedhur si alternativë?

Fatmir Xhafa, Taulant Ballla, apo Blendi Klosi, kanë thyer herësin si njerëz të lidhur me militancën por në asnjë mënyrë nuk mund ti ofrohen shoqërisë si një atnerativë e kohës. Madje as Erion Braçe, Gramoz Ruçi, apo relike të vjetra që si arkeologët pa pikë turpi vetëm kujtojnë se janë viktima të holokaustit të neolitit.

Cila është realisht fytyra e mandatit të tretë të Edi Ramës përveç mjekrës së tij të kuruar që disa e konsiderojnë klon e disa si botoks?

A ka rrugë të re përveç kthimit pas 8 vitesh, në një kufi që shoqëria apo edhe votuesit e PS-së e kërkojnë. Ata që kanë votuar që të thyejë herësin Fatmir Xhafa, nuk e kanë menduar se ky i fundit do që edhe pas 30 viteve pa ndërprerje të jetë sërish ministër. Të dojë që Taulant Balla të bëhet ministër, edhe pse mund të mos i plotësojë standardet, apo Blendi Klosi që sa herë PS-ja që në vitin 1997 ka qenë në pushtet, ka qenë ministër.

Po mirë, nuk paska PS-ja emra të tjerë për të drejtuar vendin. Po Tigri prap do të jetë ministër?

Obobo, kujdes se mund të vijnë njerëzit e Lalit nëse do ikin të vjetrit. Pra ishim mirë kur ishim keq.

E kjo është vërtetë një debat i madh publik që nuk flet askush, nuk bën askush një presion pozitiv që nëse Edi Rama fitoi zgjedhjet duhet të na sjellë neve shqiptarëve normalë një qeveri me fytyrë e mentalitet të ri, pa ngërdheshjen e konceptin e ca surretërve që mund të jenë material për SPAK, apo më pak për median opozitare.

Përse Edi Rama nuk mund të surprizojë me një kabinet të freskët, fringo të ri, nga ana akademike, njerëzore, por edhe politike si risi? Përse Blend Klosi; ka qenë disa herë ministër e kemi parë, jemi velur, s’ka dhënë gjë, ç’mund të japë më. Taulanti? S’ka qenë ministër? Edhe? Pse nuk sillen njerëz që kurrë s’kanë qeverisur? Ja këto janë dilemat dhe pikëpyetjet! Shqipëria kërkon një qeveri të re dhe jo një qeverisje të ricikluar. Nëse shqiptarët nuk votuan riciklimin, atëherë Edi Rama duhet të ofrojë një rinovim e jo ringrohje të një supe që është e bajatshme…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat