Basha u kërkon demokratëve lezhjanë votëbesimin më 13 qershor: Hapi i parë në betejën që rinisim

Shqipëria

Basha u kërkon demokratëve lezhjanë votëbesimin më 13 qershor: Hapi i parë në betejën që rinisim

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 10:59
Lulzim Basha

Gjatë një takimi me demokratët e lezhës, Lulzim Basha, ka kërkuar që nga zgjedhjet e 13 qershorit kjo forcë politike të dalë më e bashkuar se kurrë.

Ai tha se beteja e vetme e demokratëve pavarësisht debateve të brendshme, është ajo me Edi Ramën.

"Le ta bëjmë garën, le ta bëjmë debatin. Le t’i themi ato që janë për t’u thënë sy më sy pa asnjë ndrojë, por në fund të çdo takimi të këtij dhe çdo takimi tjetër që mund të keni, le mos të harojmë se pas 13 qershorit duhet të dalim më të fortë e më të bashkuar e mos të harrojmë që çdo sekondë beteja jonë e vetme është beteja me Edi Ramën, kundër tij, kundër regjimit të tij, armik të Shqipërisë, armik të demokracisë, është misioni që na kanë ngarkuar shqiptarët dhe që ne do ta çojmë deri në fund me bekimin e Zotit dhe me forcën e shpirtit të demokratëve të Lezhës dhe të mbarë Shqipërisë"

Pavarësisht masakrës së 25 prillit, Partia Demokratike tha Basha është më e vendosur dhe e vetëdijshëm, për të luftuar me më shumë forcë për largimin e Ramës.

Lulzim Basha ju kërkoi demokratëve lezhianë ti besojnë për 4 vitet e ardhshmë  për ti shkuar në fund asaj që e cilëson betejë për demokracinë.

"13 qershori ka të bëjë me diçka tjetër shumë më të madhe se kjo. Është hapi i parë në betejën që rinisim, ndaj dhe kërkesa ime e parë dhe kryesore është le të dalim nga 13 qershori edhe më të bashkuar, edhe më të vendosur.

Kërkesa ime kryesore është: të më besoni të vazhdoj t’ju drejtoj deri në përfundimin me sukses dhe me fitore të kësaj beteje. Sepse përgjegjësia që bashkëndajmë shkon përtej partisë tonë. Sepse misioni që kemi marrë mbi supe dhe që e kemi çuar afër realizimit, misioni ynë pavarësisht prej kësaj vazhdon." 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat