Apeli rrëzon kërkesën e Edvin Priftit, vijon pezullimi i mjekut, nuk mund të hyjë në sallën e operacionit

Shqipëria

Apeli rrëzon kërkesën e Edvin Priftit, vijon pezullimi i mjekut, nuk mund të hyjë në sallën e operacionit

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 14:39
Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për mjekun e QSUT, Edvin Prifti. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se mjeku Prifti do të vijojë të jetë i pezulluar dhe nuk mund të ushtrojë profesionin.

Ishte vetë mjeku Prifti që kërkoi heqjen e pezullimit të vendosur nga GJKKO, por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tij, duke e lënë të pezulluar.

Kështu, Edvin Prifti nuk do të mund të hyjë në sallën e operacionit për të ushtruar detyrën e tij.

Mjeku Edvin Prifti u pezullua nga detyra, pasi në zyrën e tij dhe në banesë ju zbulua një shumë e madhe parash, duke ngritur kështu dyshimet për pastrim parash. Pak javë më parë, SPAK bllokoi pasuritë e tij, duke i sekuestruar shumën prej 51.4 milionë lekësh dhe 177 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat