Toska: Tërmeti dhe pandemia goditën bashkitë, u rritën shpenzimet, u ulën ndjeshëm investimet

Shqipëria

Toska: Tërmeti dhe pandemia goditën bashkitë, u rritën shpenzimet, u ulën ndjeshëm investimet

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:37
Merita Toska

E ftuar në Ora News, Merita Toska, eksperte e zhvillimit ekonomik dhe financave në Coplan u shpreh se për vitin  bashkitë janë përballur më vështirësi si pandemia dhe tërmeti.

Ajo tha se sjellja që në momentet e para të krizave vendosen gërshërët e investimet nga bashkitë e vendit nuk është një qasje e mirë.

Toska: Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë, pasi pasojave të tërmetit iu mbivendosën edhe pasojat e pandemisë. Nga kjo gjë nuk shpëtuan as bashkitë. Për vitin 2020, sipas asaj që ligji u përcakton ato patën një buxhet që shkon rreth 90 miliardë lekë. Sigurisht ka pasur një rritje të shpenzimeve në bashki për këtë vit. Ndërkohë investimet kanë pësuar një tkurrje të madhe, që nuk është një tregues i mirë në terma afatgjatë.

Kjo sjellja që në momentet e para të krizave ne vendosim gërshërët e investimet nuk është një qasje e mirë. Bashkitë kanë borxhe të shumta, jo nuk janë krijuar vetëm nga viti 2015, por edhe borxhe të krijuara rishtazi. Prandaj duhen shmangur situata si në bashki të caktuar atë vendit, ku ka pasur edhe kalime në paaftësi paguese , me një borxh që shkon në nivelin deri në 200%.

Toska shtoi se bashkitë kanë pasur rritje fondesh, por theksoi se ajo që duhet bërë është që këto të ardhura të jenë më eficente dhe të përdoren më mirë.

Toska: Bashkitë që u prekën nga tërmeti kanë qenë bashkitë më përballje me tërmetit dhe pandeminë. Sikurse i pasqyruan këto efekte negative menjëherë, po kështu mund të rikuperohet, por për një gjë të tillë duhet një vullnet politik. Bashkitë kanë pasur rritje fondesh, por nuk mund të shkojmë në ekstrem me rritjen e kërkesës së fondeve. Ajo që duhet bërë është që këto të ardhura të jenë më eficente dhe të përdoren më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat