Banesën me qira te Kodra e Diellit e kthyen në laborator kanabisi, "Kimisti” çon në pranga 4 kultivuesit

Shqipëria

Banesën me qira te Kodra e Diellit e kthyen në laborator kanabisi, "Kimisti” çon në pranga 4 kultivuesit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 09:13

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë  së Tiranës pasi e kishin kthyer banesën e marrë me qira në një laborator për kultivimin e kanabisit.

Operacioni policor i koduar "Kimisti" çoi në arrestimin e shtetasve E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.

"Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike" thotë policia.

Ora Neës mëson se banesa ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në 2 automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohe operacioni është shtrirë edhe në zonën e Baldushkut ku policia ka gjetur lendë narkotike e dyshuar kanabis sativa nëpër banesa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat