Gjykatat e Apelit në kolaps nga vettingu, Llagami: Gjyqtarët e pezulluar paguhen por nuk ofrojnë shërbim

Shqipëria

Gjykatat e Apelit në kolaps nga vettingu, Llagami: Gjyqtarët e pezulluar paguhen por nuk ofrojnë shërbim

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:01
Naureda Llagami

Procesi i vettigut ka futur në kolaps Gjykatat e Apelit. Shqetësimi u ngrit sot nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, gjatë raportimit të saj për punën e KLGJ në 2020 në Komisionin e Ligjeve.

Sipas saj, po harxhohen para nga buxheti i shtetit por nuk po ofrohet shërbimi.

Llagami: Nuk jemi krenar se është shumë e vështirë, kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, lidhur me Vetting, janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 mln lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim. Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. 

Llagami  theksoi se edhe pse janë hapur aplikime të herë pas hershme, ka mungesë kandidaturash.

Llagami: Situata në Apel është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e Akilit. Në këtë gjykatë unë mund të them se nga 78 gjyqtarë që ushtrojnë detyrën vetëm 25 janë funksionale dhe ky numër zvogëlohet për shkak të vettingut. Unë do të doja që të plotësohej organika. Këshilli ka hapur 21 procedura për ngritjen në detyrë.

Gjithë aplikimet janë për Apelin në Tiranë dhe Durrës, ndërsa për gjykatat e tjera këshilli ka hapur dhe rihapur procedurat sepse nuk ka kandidatura. Një problematikë tjetër janë gjykatat e posaçme. Edhe në këto gjykata janë hapur pozicione të lira. Aktualisht mund të themi se kemi dërguar në gjykatën e Apelit të Posaçëm dy kandidatura për dy pozicione. E njëjta problematikë është edhe më gjykatën e apelit të shkallës së parë. Mungesa e gjyqtarëve krijon pengesë në funksionimin e punës.  Sot kemi një kolaps sa i takon gjykatave të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat