Rrëshqitja e dherave dëmton varret dhe Kishën në Dukas të Patosit, asnjë masë nga bashkia

Shqipëria

Rrëshqitja e dherave dëmton varret dhe Kishën në Dukas të Patosit, asnjë masë nga bashkia

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 16:48
Rrëshqitja e dherave dëmton varret dhe Kishën në Dukas të Patosit

Banorët e fshatit Dukas në Patos janë të shqetësuar për situatën në të cilën janë lënë varrezat, dhe Kisha.

Dëmtimi i varrezave dhe rrëshqitja e dherave nga erozioni ka nxjerrë në sipërfaqe eshtrat qindra vjeçare të banorëve vendas.

Më shqetësuese është situata për Objektin e Kultit.

Kisha e ndërtuar rreth viteve 1800, nuk ka parë asnjë investim çka ka sjellë degradimin e saj.

Banorët shprehen të revoltuar dhe të shqetësuar edhe për Kishën, edhe për varrezat.

"E mbuluar me dhe. Po nuk u bë muri rrethues i saktë, është gjyhan," thotë një banor.

"Është kërkuar që të bëhet ndërhyrje dhe të bëhet një pjesë e Kishës aty që të ngelet si histori, por origjinaliteti nuk është gjendur akoma," thotë një banor.

"Gjithmonë kryetarit i kemi shkuar, as nuk vjen. Hoqi pak dhe atje dhe mbolli disa pisha," thotë një banor tjetër.

Bashkia Patos e drejtuar nga Rajmonda Balilaj nuk ka kryer asnjë mirëmbajtje dhe restaurim për këto dy problematika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat