Meçe: PD nuk përfaqëson opozitën demokratike dhe popullin

Shqipëria

Meçe: PD nuk përfaqëson opozitën demokratike dhe popullin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:41
Arben Meçe

I ftuar në Arena nga Dritan Hila, inxhinieri  Arben Meçe u shpreh se PD-ja me lidershipin që ka ekspozuar, është lidershipi më injorant dhe më mos përfaqësues që ka opozita demokratike.

Meçe: PD-ja me lidershipin që ka ekspozuar, është lidershipi më injorant dhe më mos përfaqësues që ka opozita demokratike, duhet dalluar opozita demokratike nga Partia demokratike. PD-ja me lidershipin që ka nuk përfaqëson opozitën dhe popullin opozitar.

Inteligjenca opozitare ka potencial për të krijuar një opozitë reale. Nëse shihje sfondin pas Bashës, shihet se përfaqësimi ishte me Flamur Nokën.

Ai lidership nuk përfaqëson popullin opozitar. As afrimi i zgjedhjeve nuk është pa arsye, sepse ka lidhje me fillimin e procesit të shpalljes non grata të Berishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat