Soreca: BE jep 14 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Shqipëria

Soreca: BE jep 14 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 00:48
Luigi Soreca

Arrihet marrëveshja për 14 miliardë euro për ndihmën e parë që do të mbështesë politikën e zgjerimit dhe do të sigurojë fonde për planin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një postimi në Twitter.

“Arrihet marrëveshja politike për 14 miliardë euro si Instrument për Ndihmën e Para-Anëtarësimit.

IPAIII do të mbështesë politikën e zgjerimit & do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjet kyç për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të rajonit pas COVID19”, shkruan Soreca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat