​Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Shqipëria

​Sot nisin provimet e Maturës Shtetërore në Shqipëri

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 07:52

Rreth 34 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.

Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.

Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse anti-covid, shkruan A2.

Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7,11 dhe 15 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat