I kërkoi t'i hapë derën, fqinjët tregojnë si e gjeti e ëma të vrarë në derën e shtëpisë Shkëlzen Velajn

Shqipëria

I kërkoi t'i hapë derën, fqinjët tregojnë si e gjeti e ëma të vrarë në derën e shtëpisë Shkëlzen Velajn

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 10:47
Pamje nga video

Banorët e pallatit në Vlorë ku jetonte 42-vjeçari, Shkëlzen Velaj, që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e të mërkurës, 2 qershor, janë ende të tronditur nga vrasja mafioze.

Një prej fqinjëve tregon se ai kishte kërkuar të ëmës të hapte derën dhe kur ajo e ka hapur e ka gjetur djalin të vrarë në derën e shtëpisë.

"Ishte në shtëpi dhe djali i kishte thënë "hape derën". Sa shkova të hap derën tha, dëgjova zhurmë dhe nuk e hapja dot nga frika. Sa e hapa, e gjeta djalin të vrarë mu në derë".

Një tjetër fqinj thotë se ishte shumë i mirë me ta dhe kujdesej edhe për infrastrukturën në lagje.

"Nuk kishe fare probleme për pallatin, interesohej dhe për shtrimin e rrugëve. Ai e ka shtruar rrugën këtu. Njeri shumë i rregullt për ne. Grua më të mirë në botë nuk gjen se nëna e tij. Fatkeqësi e madhe."

Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator kallashnikovi pasi në vendgjarje janë gjendur më tepër se 30 gëzhoja, ku një pjesë e tyre e kanë kapur në trup, kryesisht në bark.

Përsa i përket banesës së 42-vjeçarit ka patur kamera sigurie çka tregon se personi në fjalë i druhej një atentati të mundshëm, ku mendohet se kamerat kanë fiksuar ngjarjen.

Velaj jetonte në banesë vetëm me nënën e tij dhe ka qenë ajo që ka lajmëruar policinë e Vlorës por në dëshminë e saj të parë përpara bluve të Vlorës nuk ka ndihmuar shumë për ngjarjen pasi s'ka mundur ti shohë autorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat