Shpallja non-grata e Berishës dhe bullgarëve/ Ralf Gjoni "ironi" Metës: Lista është më e gjatë se kaq, këmbanat e qyqes po kumbojnë fort

Shqipëria

Shpallja non-grata e Berishës dhe bullgarëve/ Ralf Gjoni "ironi" Metës: Lista është më e gjatë se kaq, këmbanat e qyqes po kumbojnë fort

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 11:23
Ilir Meta dhe Ralf Gjoni

Kuvendi ka nisur sot seancën plenare si çdo të enjte ku pjesë e debatit është bërë shpallljen, non-grata e disa zyratarëve Bullgarë.

Ish-këshilltari i Ilir Metws dhe tashmë deputet i opozitës, Ralf Gjoni në fjalën e tij, tha se nuk është vetëm Berisha që u shpall non-grata, por do ketë edhe të tjerë duke nënkuptuar ish-shefin e tij Ilir Meta. Gjoni u bëri thirrje amerikanëve që përveçe shpalljes non-grata t'u sekuestrohet edhe pasuria këtyre politikanëve. 

"Shpallja non-grata e bullgarëve qw bullgarizuan shqiptarët ështw një shplakë për partnerët e Bashkimit Europian. Shpalljet non-grata në Shqipëri duhet tu hetohet edhe pasuria, pasi kam dëgjuar se Washingtoni ka një  një listë të madhe përveç Berishës", u shpreh Gjoni.

Deputeti i opozitws u shpreh se duhet t'u hetohet pasuria e edhe pasuria e oligarkëve.  "Duhet të hetohen oligarkët e politikës dhe medias të cilët janë shëndërruar në ndërtues. Një pyetje kisha për miqtë tanë a ka në plan Uashingtoni ta ndjek këta që shpallen non-grata tu sekuestrohet pasuria. Administrata Biden po merret seriozisht me korrupsionin, ka ardhur koha të marrë fund pandëshkueshmëria. Këmbanat e qyqes po kumbojnë fort dhe unë i falenderoj amerikanët që po merren me pastrimin e pisllëkut që ka kapur këto vende," tha Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat