Kërkesë e banorëve të Thesprotisë dhe minoritarëve, nga 7 qershori hapet Qafëbota, ja orari dhe sa persona do të lejohen në ditë

Shqipëria

Kërkesë e banorëve të Thesprotisë dhe minoritarëve, nga 7 qershori hapet Qafëbota, ja orari dhe sa persona do të lejohen në ditë

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Hapet pika kufitare Qafëbotë (Mavromati) nga e hëna, 7 qershor.

Guvernatori i Periferisë së Epirit, Alekos Kahrimanis dhe zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomu, kanë konfirmuar miratimin e kërkesës së banorëve të Thesprotisë dhe minoritarëve grekë të Shqipërisë.

Dogana do të funksionojë me orar 08.00-16:00 dhe do lejohen 250 persona në ditë.

Gjithashtu, pas një takimi me përfaqësues të minoritarëve grekë, qeveritarët grekë kanë konfirmuar se gradualisht do hapen gjithë pikat kufitare dhe do rifillojë qarkullimi me kushtet e caktuara për mbrojtjen nga covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat