Vasili: Qeverisja rilindase në 25 prill, u shemb para syve të shqiptarëve si ura e Darëzezës

Shqipëria

Vasili: Qeverisja rilindase në 25 prill, u shemb para syve të shqiptarëve si ura e Darëzezës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:51
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka krahasuar zgjedhjet e 25 prillit, me shembjen e urës së Darëzezës gjatë ditës së sotme.

‘Zgjedhjet e 25 prillit, të masakruara nga premtimet e rreme dhe shitblerja e votës e kërcënimet u shembën ashtu si ura e premtuar e Darëzezës nga rilindasit. Askush nuk ka më as me voglën dilemë për 25 prillin si masakra më e ndyre zgjedhore e pluralizmit’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

25 prilli u shemb si ura e Darëzezes!!

Krahasimi i vetem dhe me i sakte i zgjedhjeve te 25 prillit eshte me shembjen sot te ures se Darëzezës ne Fier.

Zgjedhjet e 25 prillit, te masakruara nga premtimet e rreme dhe shitblerja e votes e kercenimet u shemben ashtu si ura e premtuar e Darezezes nga rilindasit.

Askush nuk ka më as me voglen dileme per 25 prillin si masakra me e ndyre zgjedhore e pluralizmit.

Laperdhia e kryeministrit per pushtet shkaterroi gjithshka qe nga financat publike,policine,administraten dhe drejtesine duke i shnderruar ato ne gjymtyre mafioze, ne vend te sherbimit publik te paanshem, qe eshte detyra e tyre e vetme dhe ligjore.

Qeverisja rilindase u shemb para syve te shqiptareve si ura e Darezezes.

Shqiptaret e dine tashme qe te gjithe, qe ne karriget e qeverise jane ulur nje kryemashtrues dhe ca mashtrues te tjere me te vegjel, por qe te gjithe se bashku jane thjesht dhe vetem shperdorues mafioze te pushtetit per interesat e tyre.

Qindra e qindra fakte tronditese e diskredituese te kesaj paçavureje elektorale te gatuar nga qeveria jane tashme te njohura e publike dhe ne syte e te gjithe botes.

Qindra e qindra veprime te neveritshme te qeverise e kryeministrit rilindas i kane shnderruar zgjedhjet e 25 prillit ne nje grope septike, qe po qelb dynjane dhe ka ndyre gjithe vendin.

Ura e Darezezes eshte metafora e qeverise rilindase dhe e zgjedhjeve te 25 prillit.

Kudo neper Shqiperi kane mbire si cibane mafioze ne forme tabelash mashtruese pseudo projektesh, vetem si genjeshtra elektorale per investime, qe nuk do te behen kurre.

Qindra Darezeza gjenden neper Shqiperi.

Qindra mijra shqiptare, jane mashtruar, kercenuar e shantazhuar nga qeveria, qe ndertoi nje germadhe si ajo e zgjedhjeve te 25 prillit, germadhe qe tashme eshte shembur perpara syve te qindra mije shqiptareve.

25 prilli ra ashtu si Ura e Darezezes.

Rilindasit nuk ndertojne, ata vetem shkaterrojne, kjo eshte e vetmja aftesi dhe kenaqesi e tyre! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat