Veliaj si magjistar i propagandës “zhduk” pallatin te kulla e Sahatit

Shqipëria

Veliaj si magjistar i propagandës “zhduk” pallatin te kulla e Sahatit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:31
Erion Veliaj

Pallati i nisur para pak muajsh ngjitur me kullën e Sahatit, tashmë e ka lënë në hije monumentine konsideruar simbol i kryeqytetit. 

Por edhe pse katet që kanë hedhur shtat janë të dukshme, vetë kryebashkiaku tenton t'i fshehë në pamjet apo takimet pranë saj.

Në videon që kryebashkiaku Erion Veliaj realizoi me fëmijët për një qershor u vu re që ndërtimi pranë kullës nuk ishte. Ne u ndalëm në terren për të gjetur këndin ku kryebashkiaku Veliaj ka realizuar këtë aktivitet, por ishte e pamundur. Mesa duket kreativiteti i Veliaj është shumë larg realitetit.

Në të gjithë sekuencën e videos, së Veliaj në sfondin prapa fëmijëve duket vetëm qielli i pastër dhe Sahati, ndërkohë që skela e betonit që sa vjen e ngrihet nuk duket fare.

Qytetarë të shumtë kanë ngritur pikëpyetje se si Veliaj arriti ta zhduk ndërtesën shumë katëshe shumë pranë sahatit.

"Ajo s'është një kokërr vezë ta fsheh mbrapa dorës, si e fshehu? Ku dimë ne, i di vetë ai ato punë, i fshehin, i rregullojnë, i gjejnë," thotë qytetarja.

"Ai duket sado që ta fshehë," thotë qytetari.

"Po ata çfarë nuk kanë fshehu, ky është monument kulturor dhe nuk duhej prekur," tha një banore.

Madje një turist nga Suedia që ka ardhur për pushime shprehet se është i shokuar nga ndërtesat e larta në kryeqytet .

"Çfarë po i bëni këtij vendi? Po ndërtoni biznese, shtëpi private, qendra të reja në tokë shtetërore. Kur e keni kulturën kaq të pasur nuk e kuptoj, ju lutem ma shpjegoni," tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i paraqet gjerat ndryshe nga se janë pasi më herët në një foto në rrjetet e tij sociale ndryshoi pozicionimin e diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat