Vezaj: Ardi Veliu dhe Lleshaj kyçën në kasafortë videon e Klodian Rashës, i vendosën në dorë armën që se kishte

Shqipëria

Vezaj: Ardi Veliu dhe Lleshaj kyçën në kasafortë videon e Klodian Rashës, i vendosën në dorë armën që se kishte

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:49
Flamur Vezaj

Gazetari Flamur Vezaj në Çim Peka Live, ka hedhur akuza të rënda ndaj policisë dhe prokurorisë për manipulim të ngjarjes së vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdëraj. Vezaj tha se policia dhe prokuroria e kanë ditur që në momentet e para se si ka qenë dinamika e ngjarjes, pasi kanë parë filmike, por kanë manipuluar opinionin publik dhe familjen e të ndjerit, duke nxjerrë një deklaratë të parë sikur Klodian Rasha kishte pasur armë me vete.

‘Kjo videon ekziston në dosje që në momentin e  parë por është mbyllur në kasafortë nga policia me ndihmën edhe të prokurorit sepse nuk donin që kjo video të dilte në publik për shkak të impaktit që do jepte. Kjo prova ekziston që në momentin e parë të ngjarjes. Ata i kanë parë këtë pamje filmike dhe unë jam bazuar nga këto pamje të këtyre kamerave që në atë kohë janë mbyllur në kasafortë edhe më urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm apo ministrit të Brendshëm.

Kjo video nuk i është vënë në dispozicion as familjes. Këto janë fshehur më qëllim nga policia.

Edhe familja i ka kërkuar këto pamje dhe nuk i janë vënë në dispozicion. Po të shikosh, të gjithë turren te familja, nga kryeministri, ministri sepse e dinin se çfarë kishte video.

Po pse ia veshën viktimës një armë që nuk kishte, ndërkohë që pamjet e videos i kishin?!

Deklarata e policisë që implikon viktimën është bërë pasi kishin parë pamjet filmike dhe kjo e bën edhe më të rëndë situatën.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat