“Kasta Basha-Berisha ta lënë PD-në”, analisti i njohur: SHBA-të duan që kryetari i Partisë Demokratike të zëvendësohet

Shqipëria

“Kasta Basha-Berisha ta lënë PD-në”, analisti i njohur: SHBA-të duan që kryetari i Partisë Demokratike të zëvendësohet

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 10:52
Genc Burimi

Gazetari dhe analisti, Genc Burimi, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” në Top News, për të komentuar situatën politike në vendin tonë.

Sipas tij, aktualisht në politikën shqiptare janë tre maratona të rëndësishme, të cilat nisin me shkarkimin e Ilir Metës, hapjen e negociatave dhe e treta fati i Partisë Demokratike.

“Janë zhvillime normale në një demokraci ku institucionet duhet të respektojnë”, tha Genc Burimi.

Ndërsa duke komentuar deklaratat e presidentit në lidhje me ambasadoren amerikane, analisti tha: “Ku është parë e shkruar në një demokraci që një president duhet të ketë komente pozitive për një shtet apo njeri. A do të shkarkohej Meta nëse do thoshte: “Rroftë Kina”. Unë jam më i shqetësuar kur Yuri Kim shkon e viziton SPAK, ku në SHBA është rreptësisht e ndaluar që të ndërhyhet në drejtësi. E ku vendi i saj ka shpallur non grata një ish-president. Jemi në një demokraci, nuk mund të ketë krim mendor.

Jam në një vend si Franca, ku klasa politike thotë çfarë të dojë. Kjo është demokracia.  Demokracia nuk njeh dimensione sipërfaqësore. Nëse ndërrojmë disk e flasim për interesa politike, atëherë ndryshon. Por nuk mund të dënosh Metën për interesa aleancash. Krim mendor që nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë. Mos të bëjmë kështu lloj tentativash se Meta ka vënë në rrezik marrëdhënien me SHBA. Janë aleatë, asgjë më tepër”.

I pyetur nëse SHBA është e përfshirë më shumë në këtë tentativë të dytë nga PS, për të shkarkuar Metën, Burimi tha se “janë të pranishëm në çdo hap juridik e politik që ndodh në Shqipëri”.

“Çfarë pune ka një ambasador i huaj që të shkoj në SPAK. Ata duan një vend që nuk ka rrëmujë, por nuk duhet të bëhet në dëm të brendshëm të Shqipërisë. Duam një vend më pak demokratik se u intereson interesave të aleatëve? Unë si Burim dua një demokraci të plotë, deri në fund. Aleanca vjen mbrapa. Pse nuk ka Afrika demokraci? Është një vend i pasur me minerale dhe është perëndimi që bën sipas interesave. Nuk dua që Shqipëria të bëhet një Afrikë e dytë”, tha gazetari i njohur.

Duke komentuar zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Burimi u shpreh se SHBA-të kanë një interes absolut.

“Duhet që Basha të zëvendësohet. Pse? Sepse nga 25 prilli kur përfundoi procesi i votimit  e deri tani, PD nuk ka dhënë një vendim të qartë a i njeh zgjedhjet, a do shkojë në Parlament. Ky personazh nëse do kishte ndërmend të njihte zgjedhjet, do e thoshte. Sot për SHBA nuk është më një aleat apo personazh politik totalisht në interesat e Shqipërisë. Sot është e rëndësishme për SHBA, Evropën dhe Ramën që Basha të largohet nga kryetari i PD. Kasta Basha-Berisha ta lënë PD-në. Janë në interesat e tyre, jo të demokracisë”, shtoi Burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat