Atentati me 8 plumba në Tiranë/ Policia: Autori vrau ish-bashkëshortin e vajzës, nga të shtënat u plagos avokati

Shqipëria

Atentati me 8 plumba në Tiranë/ Policia: Autori vrau ish-bashkëshortin e vajzës, nga të shtënat u plagos avokati

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 12:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi  në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 8 herë ndaj dhëndërit të tij, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur. Policia ka dhënë njoftimin zyrtar të saj ku thotë se rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat