Vendimi i Byrosë së Kuvendit/ Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e Kryesisë së Parlamentit

Shqipëria

Vendimi i Byrosë së Kuvendit/ Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e Kryesisë së Parlamentit

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Byroja e Kuvendit në një vendim të fundit u ka hequr aksesin e gazetarëve në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Kësisoj reporterët dhe operatorët e mediave do të zëvendësohen me transmetimet e kontrolluara nga Kuvendi.

Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.

Sipas vendimit gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë në bodrum, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar punimet e Kuvendit.

“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat