Rama i jep Turqisë kontrollin e territorit/ Mediat gjermane: Aty është ushtria në hije e Erdogan

Shqipëria

Rama i jep Turqisë kontrollin e territorit/ Mediat gjermane: Aty është ushtria në hije e Erdogan

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i kalojë Turqisë kontrollin e të gjithë territorit shqiptar, duke vënë në pikëpyetje Sigurinë Kombëtare. Gjatë takimeve të zhvilluara në Ankara, vetë kryeministri ka njoftuar se nëpërmjet Turqisë do të ndërtohet një sistem kontrolli për territorin e vendit me dronë superinteligjentë.

Detaje për projektin, i cili ka ngritur pikëpyetje të mëdha,  mbi sigurinë e vendit, dha edhe ministrja e infrastrukturës edhe Energjisë, Belinda Balluku ,e cila gjatë një interviste televizive deklaroi se do bëhet kontrolli i territorit me anë të droneve dhe kamerave të vendosura kudo.

Ndërkohë mediat gjermane shkruajnë sot se Erdogan ka ngritur një ‘ushtri hije’ që operon jashtë vendit.

Sipas investigimit të portalit T-Online, bëhet fjalë për një kompani mercenarësh që kryen operacione të ndryshme dhe shitje armatimesh për vendet e huaja.

Kompania Sadat është themeluar në vitin 2012 dhe qëllimi i saj është trajnimi i mercenarëve që luftojnë për Erdoganin me qëllim krijimin e një superfuqie islamike.

Misioni i kompanisë është ky: Të parandalojmë që Turqia të bëhet e varur nga shtetet imperialiste perëndimore.

Në investigim thuhet se kompania vepron në shtete të tilla si Siria, Libia, Tunizia, Somalia, Etiopia, Katari, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria. / medial.mk

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat