A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për integrimin? Xhaçka: Uroj të kalojë ngërçin me Bullgarinë

Shqipëria

A do të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut për integrimin? Xhaçka: Uroj të kalojë ngërçin me Bullgarinë

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 17:56
Olta Xhaçka

Për ministren e Jashtme Olta Xhaçka, e parë në sytë e ndërkombëtarëve Shqipëria është një vend shumë dinamik. E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Xhaçka tha se ndërkombëtarët na shohin realisht ashtu siç jemi: ‘një vend me një vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të përparuar drejt asaj që në fakt është destinacioni ynë i natyrshëm duke qenë një enklavë e Evropës”- theksoi ajo.

Ndërsa foli për vështirësitë e marrjes së këtij vendimi nga vendet e BE, Xhaçka tha se uron që Maqedonia e Veriut të kapërcejë ngërcin me Bullgarinë në mënyrë që dy vendet të ecin të bashku drejt aspiratës për familjen europiane.

“Ka shumë arsye që të imagjinohet nje ndarje midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke qenë se ngërçi është midis saj dhe Bullgarisë sa i takon miratimit të kornizës negociatore dhe vendosjes së datës për Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe duke qenë se jemi bashkë, është një proces që na frenon edhe ne. Megjithatë, pavarsisht se jemi bashkë, është një proces ku vlerësimi për secilin vend ndodh nga meritat e gjithësecilit dhe KE ka bërë një vlerësim shumë pozitiv për të dyja vendet.

Ka dhe një raport të përditësuar që nuk është ende zyrtar por nga kontaktet me partnerët na thonë që ështe tërësisht pozitiv dhe shumë inkurajues për avancimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces, ndaj ne gjykojmë që për shumë arsye edhe sepse mund të themi që aspirata e Shqipërisë dhe MV parashikon dhe aspiratën për integrimin e gjithë rajonit si një rajon që duhet të jetë ekskluzivitet strategjik i BE. Besoj që me shumë konsensus, me shumë bashkëpunim edhe falë ndihmës që na kanë dhënë partnerët dhe të gjitha vendet anëtare të BE të cilat janë mbështetëse te procesit të integrimit, besoj që do ta kalojmë ngërçin dhe problematikën e MV me Bullgarinë për të avancuar bashkarisht në këtë proces dhe do të ishte gjëja më e mirë.”- tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat