Në dëborë e mbi mushkë, Xhelal Mziu shfaqet nostalgjik për fushatën

Shqipëria

Në dëborë e mbi mushkë, Xhelal Mziu shfaqet nostalgjik për fushatën

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:08
Xhelal Mziu

Xhelal Mziu është nostalgjik për fushatën dhe ka postuar në Facebook disa foto të shkrepura gjatë udhëtimeve në zonat e thella të Qarkut të Dibrës në kërkim të votës për opozitën.

Mziu shfaqet mbi mushkë e duke pastruar dëborën, që ende nuk kishte shkrirë në atë kohë në malet e Dibrës.

Qarku i Dibrës u fitua nga PD me rezultatin 3 me 2.

Mziu kryesonte këtë listë dhe udhëhoqi fushatën e demokratëve, ndërsa u bë protagonist për deklaratën e bërë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, kur tha se “të gjithë ata që do të blinin vota do të përfundonin si ai në Elbasan”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat