Festivali UNUM, bllokohet 6 kilometra trafiku në Shëngjin

Shqipëria

Festivali UNUM, bllokohet 6 kilometra trafiku në Shëngjin

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 22:51
Shëngjin

Festivali i muzikës elektronike “UNUM” ka shkaktuar një kaos dhe trafik kilometrik nga hyrja e Shëngjit deri në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Të lodhur nga pandemia dhe të gëzuar që numri i infektimeve u ul në mënyrë drastike duke sjellë heqjen e kufizimeve të forta, një numër i lartë qytetarësh janë drejtuar mbrëmjen e sotme për në zonën turistike për t’u dëfryer.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjata.

“ABC News” raporton se radha është 6 km trafik nga hyrja e Shëngjinit për te “Rana e Hedhun”. Festivali do të zgjasë deri të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat