Situata në PD, Besnik Mustafaj: Një parti që humbet zgjedhjet për herë të tretë është në krizë

Shqipëria

Situata në PD, Besnik Mustafaj: Një parti që humbet zgjedhjet për herë të tretë është në krizë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 15:22
Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj deklaroi sot PD është në krizë të madhe duke e lidhur këtë me faktin se ka humbur një proces zgjedhor për herë të tretë.

“Nuk do të bëj një nekrologji të PD. Unë jam një nga themeluesit e saj. Dua të them që një parti e madhe që humbet zgjedhjet për herë të tretë, sigurisht që është në krizë shumë të rëndë”, u shpreh Mustafaj.

Ndalur tek situata politike në vend, Mustafaj u shpreh se Shqipëria rrezikon zbatimin e demokracisë.

“Unë jam një kozmopolit në bindjen e mia dhe në qasjet e mia. Dua që të udhëtoj nëpër botë duke qenë i vendosur në Shqipëri. Fati i Shqipërisë dhe i politikës së saj, dëshpërohem shumë nga defektet që ka politika në zbatimin e demokracisë. Po rrezikojmë të kemi një shoqëri apolitike. Këto shoqëri çojnë në minim të demokracisë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat