Të rinjtë mblidhen në bregdetin e Shëngjinit për festivalin UNUM, disa ‘nuk e prishin terezinë’ dhe shijojnë rrezet e diellit

Shqipëria

Të rinjtë mblidhen në bregdetin e Shëngjinit për festivalin UNUM, disa ‘nuk e prishin terezinë’ dhe shijojnë rrezet e diellit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:32
Foto

Festa në UNUM Festival vijon ende. Të rinjtë janë mbledhur në bregdetin e Shëngjinit për të shijuar ritmet e muzikës pranë freskisë së detit.

Në pamje duket se si janë kujdesur në detaj për paraqitjen e tyre me veshje dhe piktura në fytyrë.

Por ka edhe të tjerë që vazhdojnë të shijojnë rrezet e diellit pa u shqetësuar për muzikën apo për festivalin.

Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t’i zbatojnë. Festivali ka nisur ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat