Ndërton pa leje dhe rreh policin bashkiak, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Shqipëria

Ndërton pa leje dhe rreh policin bashkiak, arrestohet 44-vjeçari në Elbasan

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, nën akuzën e “ndërtimit pa leje”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.LL., banues në fshatin Bradashesh, i cili është konstatuar duke ndërtuar pa leje.

Ndërsa gjatë kontrollit ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj një punonjësi të policisë bashkiake.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Ll., 44 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje e organeve përkatëse.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Elbasan, shtetasit P. Gj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat